​Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Të ndalen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas takimit të mbrëmshëm me të dërguarit evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ndaj gazetarëve.

Në komunikatën e Zyrës së kryeministrit, bëhet e ditur se në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për mospërshkallëzim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të marrëveshjes bazike e aneksit të zbatimit.

Po aty thuhet se Kurti ftoi Brukselin dhe Uashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, ka thënë Kurti sipas komunikatës.

Bëhet e ditur se kreu i ekzekutivit ka shprehur gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për mos përshkallëzim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve.

Share This Article