Kurti për draft-statutin e Asociacionit: BE-ja s’më la ta bëj unë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga takimi i gjatë në Ohër më 18 Mars, kishte dhënë një propozim.

Kryeministri Albin Kurti, tha të martën se për temën e nxehtë të Asociacionit të Komunave Serbe, ishte gati të përveshë mëngët e të nisë vetë hartimin e tij.

Por kjo sipas tij, iu pamundësua meqë ishte pjesë e ujdive të mëhershme mes palëve.

Për “Zajednicën” mbase mund të flitet edhe në takimin e radhës mes shefit të qeverisë kosovare dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, më 2 Maj në Bruskel.

Por Kurti mohon se aty do diskutohet për një riorganizim të zgjedhjeve në veri me pjesëmarrjen edhe të Listës Serbe. Sipas të parit të ekzekutivit kjo është çështje e brendshme e Republikës.

I pari i ekzekutivit, theksoi se i mbetet Bashkimit Evropian si ndërmjetës, që të caktojë agjendën e këtij takimi. Derisa përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ai do ta takojë këtë fundjavë në një konferencë ndërkombëtare.

Share This Article