Kurti për ‘New York Times’: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta prestigjioze amerikane ‘The New York Times’ ka shkruar sot për konvertimet fetare që po ndodhin në Kosovë, nga myslimanë në katolikë.

Gazeta amerikane ka ofruar perspektiva të ndryshme për këtë temë që ka nxitur reagime e debat në Kosovë, duke folur me prijës fetarë, historianët e qytetarë në Kosovë.

Për këtë çështje është realizuar edhe një intervistë në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kurti për NYT ka thënë se për identitetin shqiptar, feja asnjëherë s’ka qenë e rëndësisë së parë. Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

‘Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu. ‘Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë.’, ka thënë Kurti.

Share This Article