Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë Euro për shkak të gjuhës fyese, sipas tyre, që përdori kryeministri i Kosovës Albin Kurti në tubimin e mbajtur në Pejë. Sipas Klan Kosova, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka akuzuar Kurtin se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes.
Ankesa në fjalë është konsideruar si pjesërisht e bazuar nga PZAP-ja, e cila e dënoi VV-në me 3 mijë euro. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkeljen e “Kodit të Mirësjelljes”.
Në ankesë e Vetëvendosjes thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.