Kurti: Pjesa e Ujmanit që shtrihet në Serbi i përket Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i VV-së Albin Kurti ka bërë një shkrim të gjatë në lidhje me pronësinë e Liqenit të Ujmanit.

Kurti ka shkruar në Facebook se Liqeni i Ujmanit është liqe artificial dhe ai është pronë e Kosovës.

“Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse i ndërtuar nga dora e njeriut. Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë. Sipërfaqja e plotë mbi cilën është ndërtuar Ujmani është pronë e Kosovës. Kadastri, pra pronësia, shtrihet më tej se kufiri shtetëror i Republikës së Kosovës me Serbinë. Andaj Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës. Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit mbi Liqenin e Ujmanit nuk ka asnjë kontest të natyrës ndërkombëtare.

“Nuk ka pasur dhe as nuk ka për Ujmanin asnjë kontest të natyrës ndërkombëtare apo që lidhet në ndonjë formë me të drejtën ndërkombëtare të ujërave. Sepse askush nuk ka kontest për rrjedhën e lumit i cili e mbush një pjesë të liqenit tonë artificial”, ka thënë kreu i VV’së.

Tutje, kreu i VV’së, ka thënë se kushdo që flet për Ujmanin si liqe që duhet të ndahet i ndihmon Serbisë të krijojë kontest të pronësive të Kosovës nga hiçi.

“Kushdo që po flet për Ujmanin si “ujëra që duhen ndarë” përveç që po ia ndihmon Serbisë të krijojë nga hiçi një kontest të pronësive të Kosovës, njëkohësisht edhe po e shtron rrugën që të zgjidhet keq çështja e demarkimit të kufirit kurdo që ajo ndodh”, ka shkruar Kurti.

Share This Article