Kurti: Pres letrën e Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak çaste pasi Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, është deklaruar për media kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Në prononcimin e tij të shkurtër para mediave, Kurti tha se pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeerisë si mandatar i ardhëshm dhe më pas do të njdekim hapat kushtetues dhe ligjor”, tha Kurti

Tutje, ai nuk zbuloi emrat e ministrave, ai tha se i di dhe së shpejti do t’i marrin vesh edhe gazetarët.

“Emrat e ministrave une i di dhe së shpejti i merrni vesh edhe ju”, përfundoi ai.

Glauk Konjufca sapo është emëruar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Share This Article