Kurti prezanton kabinetin qeveritar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin qeverisës.

Zëvendëskryeministri i parë do të jetë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.

Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin, kurse dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë.

Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tash e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni është nominuar për ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Dy gratë e propozuara për ministre, nga radhët e LDK-së janë, Vlora Dumoshi e cila do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Hykmete Bajrami që do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Share This Article