Kryeministri Albin Kurti dha detaje nga takimi bilateral dhe trilateral, duke thënë se në këtë të fundit është përballur me një skenar nga të cilin i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, sipas tij, e kishte dizajnuar kohë më parë.
“Unë shkova me një propozim konkret, në të cilin parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”, u shpreh Kurti. Propozimi ynë bazohej ku çdo nen e përcaktim të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj zbatues duhej të përfshihej në zbatimin e planit të sekuencuar”. Në takimin e parë bilateral që pata me përfaqësuesin Borrellin dhe ndërmjetësin Lajçak m’u kërkua që të kalojmë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar të nenit shtatë të marrëveshjes, në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin”.
Sipas kreu të Qeverisë sw Kosovws, diplomati evropian dhe Vuçiçi janw koordinuar me njwri-tjetrin me skenarw pwr tw refuzuar propozimin e Kosovws.
“Lajcaku dhe Vuçiçi, ishin koordinuar me një qëllim, të bëjnë të pamundurën një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotësi, dhe t’i japin jetë një skenari, ku e vetmja e marrëveshja zbatohet, ajo pjesa marrëveshje së mirë evropiane, mospërfaqësimi i njërës tjetrës në marrëdhënie ndërkombëtare mos të pranohet asnjëherë”.- tha Kurti.