Kurti raporton për takimet në Bruksel: Kemi arritur vetëm një marrëveshje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton sot në Kuvend për takimet e tij në Bruksel, ku vëmendja ishte te dialogu Prishtinë-Beograd.

Kurti tha para deputetëve se është arritur vetëm një marrëveshje mes palëve, ajo që sipas tij sjell njohjen de-facto të Kosovës, nga Serbia.

“Kemi arritur vetëm një marrëveshje, që sjell njohjen de-facto të Kosovës. Ne ofruam të nënshkruam marrëveshjen bazë të Brukselit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes.”, tha Kurti.

Mes të tjerash ai tha se pala kosovare në takime me krerët e lartë të BE, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për agresionin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Ndërkohë, gjatë fjalës së në foltoren e Kuvendit ishte Kurti, deputetët e opozitës në shenjë kundërshtie i binin tavolinave dhe bënin në kor ovacione ironizuese.

Share This Article