Kurti refuzoi Thaçin, takon gazetarët në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar gjatë ditës dy ftesat e Presidentit, Hashim Thaçi, duke thënë se nuk gjendet në Kosovë, por në mbajmë Kurti është takuar me gazetarë.

Presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme e ka ftuar zyrtarisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Ftesa e parë i ishte bërë për ora 13:30 dhe e dyta për në orën 20:00.

Por, Kurti ka refuzuar dy takimet e ftuara nga Presidenti i vendit.

Lideri i LVV-së është shfaqur në takimin me mediat, i organizuar për ora 18:00, në një restorant të Prishtinës.

“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër. Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”, ka thënë shkurt Kurti.

Share This Article