Kryetari i VV-së Albin Kurti e ka kundërshtuar idenë e Isa Mustafës për një qeveri gjithëpërfshirëse.
Ka thënë se një opsion i tillë nuk e mbron sovranitetin e Republikës. Lideri i LDK-së ka kushtëzuar hyrjen në ekzekutiv me bashkëngjitjen edhe të Partisë së Kurtit në qeverinë gjithëpërfshirëse.
Ka thënë se një propozim i tillë është i dëmshme për Kosovën.
“Nuk besoj që formulat dhe kombinimet qofshin ato për qeveri teknike apo gjithëpërfshirëse do ta mund ta mbrojnë sovranitetin dhe zhvillojnë ekonominë”, ka thënë Kurti për ekonomiaonline.
Në këtë situatë, Kurti ka thënë se VV e përkrahë vetëm opsionin e zgjedhjeve të reja.
“Kemi nevojë për Qeveri të ri, kemi nevojë për legjitimitet të ri që do të thotë se kemi nevojë për zgjedhje të reja demokratike të parakohshme në republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë se Qeveria e re e Kosovës do të fillonte një dialog me serbët e Kosovës, e jo të shkonte në takime të kota me Vucçiqin.
“Ne do të fillonim si një Qeveri e re një dialog me serbët e Kosovës sepse konsiderojmë se Republika e Kosovës duhet t’i trajtojë me shumë më tepër vëmendje dhe prioritet serbët e Kosovës e jo të vrapojë në takime të kota me Vuçiqin ku dëgjon përrallat e vjetar çetnike për Kosovën”, ka shtuar ai.