Kurti ‘rivendos’ marrëdhëniet me Blinken pasi e quajti naiv: U morëm vesh të rrimë në kontakt tani e tutje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në telefon me sekretarin amerikan, Antony Blinken, për herë të parë pasi Blinken kritikoi Kurtin për situatën në Veri dhe ky i fundit e etiketoi atë si “naiv”.

Kurti e ka falënderuar Blinken për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Po ashtu është folur edhe për situatën në Veri të Kosovës.

Kurti ka shkruar në Twitter se kanë rënë dakord që të mbajnë kontakt në vazhdim.

“Sot ne telefon. E falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka dhënë vazhdimisht. Diskutuam situatën në veri, rëndësinë e RoL dhe zbatimin e plotë të AGMT-së Themelore. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt në vazhdim”, ka shkruar Kurti.

Share This Article