Kurti: Shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka kërkuar t’i vizitojë tre policët e rrëmbyer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, ka provuar të vizitojë tre policët e rrëmbyer nga shteti serb brenda territorit të Kosovës.

Kështu bëri të ditur, kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili tha se ai s’ka mundur t’i takoj sepse kjo gjë mund të kërkohet nga gjyqësori vetëm 48 orë pas paraburgimit.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar me qendrat evropiane, ShBA-ne dhe orgaizatat ndërkombëtare. Ndërkaq ambasadori Jetish Jashari, i cili është edhe shef i Zyrës Ndërlidhje të Kosovës në Beograd ka kontaktuar me misionin e BE-së atje, ambasadorët e QUINT’it atje dhe ojq-të për të drejtat e njeriut. I është drejtuar gjyqësorit me kërkesë për vizitë mirëpo nuk është trajtuar për shkak se ende s’janë bërë 48 orë të qëndrimit nën arrest të tre policëve tonë, e deri në 48 orë rasti ndodhet për brenda kompetencave të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe vetëm më pas del te gjyqësori dhe Ministria e Drejtësisë”, ka thënë ai.

Share This Article