Kurti shkon në Palestinë, përfaqëson Kosovën si krye-socialist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konferenca vjetore e Intenacionales Socialiste (SI) është hapur në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me pjesëmarrjen e partive politike nga 25 vende.

Në konferencë po merr pjesë edhe lideri i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti. Kjo konferencë, siç bën të ditur faqja e partisë në Facebook, do të trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme.

Internacionalja Socialiste është një organizatë politike, e cila është ombrellë e 162 organizatave dhe partive politike nga e gjithë bota me orientim social demokrat, socialist dhe laburist. Në konferencë, Palestina është duke u përfaqësuar nga grupi Fatah, partia e Nismës Kombëtare Palestineze dhe Fronti i Luftimeve Popullore Palestineze.

Ky është postimi i plotë në Facebooki Vetëvendosjes:

Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit.

Në këtë konferencë po marrin pjesë të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacjonales Socialiste. Lëvizjen VETËVENDOSJE!, po e përfaqësojnë kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti.

Share This Article