Kurti: Shumica për Qeverinë u sigurua

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh fitues i zgjedhjeve dhe pret që të bëhet kryeministër i vendit, ka thënë se pavarësisht rinumërimeve e vendimeve të PZAP-së, ka arritur që ta sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.

Ka njoftuar për një takim që në Prizren e ka pasur me tre deputetë të ardhshëm nga komunitetet, Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli.

“Në ‘Ambient’ të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka thënë Kurti, përcjell Koha.net. “6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria”, ka shtuar më pas.

Share This Article