Kurti takohet me ministrin e grek të Mbrojtjes, diskutimi me fokus për sulmin në Banjskë dhe patrullimin e kufirit verior

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias. Në një postim në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë dhe si policia e Kosovës parandaloi që ky grup terrorist ta bënte planin e tyre një konflikt më të madh.

Ai ka thënë tutje se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin në veri. “I kënaqur që takova Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë. Diskutuam për sulmin terrorist dhe se si trupat paraushtarake u penguan të zbatonin planin e tyre në një konflikt më të madh. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin e kufirit me Serbi”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike.

Share This Article