Kurti takoi senatorin Peters e kongresistin Levin, e falënderon SHBA-në për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të vizitës zyrtare në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti me këtë rast shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.

Ai theksoi progresin e shënuar gjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, u bisedua edhe për kërcënimin që aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti theksoi rreshtimin e Kosovës krahas vendeve perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërinë për të strehuar 5.000 refugjatë nga Ukraina, si dhe për të mirëpritur disa gazetarë ukrainas.  

Share This Article