Kurti takon Begajn, ia përmendë anulimin e mbledhjes së qeverive nga Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë një takimi me presidentin shqiptar Bajram Begaj në margjina të Forumit të Prespës, kryeministri Albin Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë.

Ai ka thënë se është humbur mundësia për t’u nënshkruar 13 marrëveshje, nga të cilat do të përfitonin qytetarët.

 “Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim të ngrohtë e miqësor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti diskutoi për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy republikave. Kryeministri Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast u humb mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka falënderuar presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt të agresionit dhe duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

“Ai gjithashtu e njoftoi presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara”, thuhet në fund.

Kryeministri Kurti po merr pjesë sot në Forumin e Prespës, në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

Share This Article