Kurti takon Fon der Lajenin: E nevojshme ekstradimi i Radojçiqit dhe sanksionet ndaj Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen).

Sikurse ka njoftuar zyra e kryeministrit të Kosovës, Kurit e ka njohur presidenten fon der Lajen edhe për qëndrimin e Kosovës rreth Marrëveshjes Bazike me Serbinë, saktësisht nenin 7, ku flitet për vetë-menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Kurti falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përkushtimin e saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës, teksa e njoftoi atë me rezultatet e deritanishme të qeverisjes, zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe SHBA-së për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimi.

 Në takim është diskutuar edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

”Ai e njoftoi edhe për projektet e ndryshme infrastrukturore, përfshirë ato të cilat tashmë kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por edhe projekte tjera të cilat mund të përfitojnë nga mbështetja, sikurse është ai i hekurudhës Prishtinë–Durrës.

Ndër të tjera thuhet se,  “në lidhje me sulmin terrorist, paramilitar dhe kriminal të 24 shtatorit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoicic në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten”.

”Në takim u fol edhe për Planin për Zhvillim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfitimet e mundshme nga ai, si dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përparësitë e tij për rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor. Ky ishte takimi i gjashtë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, mbyllet njoftimi nga Zyra e Shtypit të kreut të qeverisë Kurti.

Share This Article