Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Meqë targave të Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë”, ka shkruar Kurti

as njoftimit nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes mbi çështjen e targave të automjeteve midis Prishtinës dhe Beogradit, ka reaguar kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili ka theksuar se “reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur” dhe se “tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”.

Sot më herët, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, në rrjetet sociale konfirmoi se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në Bruksel për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, duke publikuar një dokument me pikat e rëna dakord në marrëveshje.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Më tej, Kurti tha se meqë barrikadat e rrugës në veri të vendit do të hiqen, po ashtu edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës, e cila ndodhet në Jarinjë dhe Bernjak që nga 20 shtatori, “nuk ka pse qëndron atje dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen”.

Ai shtoi se policia kufitare e Kosovës do të zbatojë reciprocitetin e targave dhe se KFOR-i do të qëndrojë atyre rreth dy javë që gjithçka të jetë e sigurt.

“Në javën e shkuar, presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, u shpreh Kurti.

Nga 20 shtatori serbët lokalë bllokuan rrugët në kalimet kufitare Jarinjë dhe Bernjak duke shprehur revoltë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet mbi targat e automjeteve nga Serbia. Në zonën kufitare nuk munguan as manovrat ushtarake pranë kufirit duke fluturuar edhe avionë ushtarakë serb.

Marrëveshja e njoftuar nga Lajçak përfshin tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak, si dhe të barrikadave të vendosura nga serbët lokal, ndërkohë theksohet se “regjimi i afisheve” do të fillojë të zbatohet nga 4 tetori si një masë aktuale derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

Po ashtu është rënë dakord që të formohet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Prishtinës, Beogradit dhe BE-së, që do të punojë për arritjen e një zgjidhje të përhershme në çështjen e targave, e cila brenda gjashtë muajve do të paraqitet në Bruksel në një takim i nivelit të lartë politik.

Share This Article