ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë 2 hours ago
Nga faqja në ekran, si shndërrohen librat në filma? 2 hours ago
Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Izraeli nuk ka nevojë për miratim për të sulmuar armiqtë 2 hours ago
ZONJA, KAM NJË LUTJE PËR JU! 2 hours ago
“Marija që përloti Papa Franceskun” – Libër i Fran Kullit për murgeshën që i mbijetoi diktaturës 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti thekson se dialogu s’është prioritet i tij

albnews by albnews
22 February, 2021
in Kosova
0
Kurti thekson se dialogu s’është prioritet i tij
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bullgaria dhe Kosova ndajnë qëllime dhe interesa të përbashkëta, tha në një intervistë për Agjencinë Bullgare Telegrafike (BTA), Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mori një fitore të madhe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë me gati 48% të votave nga të dhënat paraprake.

Në këtë intervistë, Kurti ritheksoi atë që tashmë është fjalia kryesore e deklaratave të tij pas zgjedhjeve, se dialogu me Serbinë s’është prioritet për të.

RelatedPosts

Kurti në Kuvend: Asnjë parti nuk ka pranuar të hyjë në koalicion, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje

Abdixhiku: Ditën e fundit nuk mund të krijohet shumica, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

“Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë prioritetin numër katër – pas vendeve të punës, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19”, tha Kurti. Ai shprehu shpresën për një dialog të sinqertë nën kujdesin e Brukselit dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, bazuar në reciprocitet dhe barazi.

Kurti e përshkroi Bullgarinë si një aleat të ngushtë të Kosovës dhe tha se Prishtina mund të mësojë shumë nga Sofja për integrimin evropian.

Kreu i LVV-së thotë se Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian dhe shpreson që qeveria e tij e ardhshme do të punojë ngushtë me Bullgarinë si për integrimin evropian të Prishtinës ashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të cilat tha se mund të arrihet një shkëmbim shumë më dinamik ekonomik dhe kulturor.

Albin Kurti theksoi se integrimi i Kosovës në BE është një proces që po vijon shumë ngadalë, duke theksuar se vendi nuk ka marrë ende liberalizimin e vizave, megjithëse i ka përmbushur të gjitha kriteret. Ai shprehu synimin e tij për të punuar intensivisht me pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës – Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Kurti tha se do të përpiqet t’i bindë ata se nuk duhet të kenë frikë të njohin pavarësinë e Kosovës dhe se nuk duhet të krahasohen me Serbinë, për të cilën ai tha se kreu gjenocid më 1999.

Lideri i Vetëvendosjes tha se Ballkani dhe BE-ja janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin dhe se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë ende jashtë Bashkimit, duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndër çështjet kryesore ku do të përqendrohet kabineti i ardhshëm i Kosovës, Kurti theksoi se është çështja e vendeve të reja të punës dhe drejtësinë. Papunësia në vend arrin 40% dhe kreu i Vetëvendosjes planifikon të punojë shumë për të investuar në punë, veçanërisht midis të rinjve dhe grave. Kjo, së bashku me vendosjen e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit, ai tha se do të lejojë që vendi të dalë nga cikli i krizave dhe të shkelë në binarët e përparimit socio-ekonomik.

I pyetur për koalicionet, Albin Kurti tha se përveç Listës së Vjosa Osmanit, partia e tij nuk sheh partnerë tjerë të mundshëm në asnjë nga partitë e “regjimit të vjetër”.

Ai shprehu synimin e tij për të kërkuar mbështetje nga përfaqësuesit e pakicave joserbe dhe ligjvënësit individualë të opozitës që vendosin të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre më shumë sesa partitë të cilave u përkasin.

Pas zgjedhjeve, Albin Kurti ka thënë disa herë se dialogun s’e ka prioritet. Para pak ditësh, të njëjtën ia tha edhe gazetës zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps, në një intervistë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë

Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë

26 October, 2025
Nga faqja në ekran, si shndërrohen librat në filma?

Nga faqja në ekran, si shndërrohen librat në filma?

26 October, 2025
Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Izraeli nuk ka nevojë për miratim për të sulmuar armiqtë

Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Izraeli nuk ka nevojë për miratim për të sulmuar armiqtë

26 October, 2025
ZONJA, KAM NJË LUTJE PËR JU!

ZONJA, KAM NJË LUTJE PËR JU!

26 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result