Kurti, thirrje qytetarëve që të aplikojnë për mbështetje për pajisjet ngrohëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar qytetarët që përfitojnë nga asistenca sociale dhe nënat kryefamiljare që të marrin mbështetje nga thirrja për subvencionim të pajisjeve të duhura për ngrohje.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë së Kosovës, shprehet se ky subvencionim do t’i ndihmojë qytetarët që të kalojnë dimrin më lehtë.

“Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 dhjetor.

Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin.

Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane. Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”, ka shkruar Kurti.

Share This Article