Kurti thotë se si kryeministër nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka qenë për vizitë në fshatin Terpezë të Vitisë.

Ai aty vizitoi fabrikën e miellit me pronar Bashkim Zejnullahun, ky i fundit u shpreh i shqetësuar për vendosjen e taksës 100 përqind meqë sipas tij kjo ka dëmtuar bizneset vendore dhe tha se për t’u siguruar lënda e parë kushton më shtrenjtë dhe më vështirë.

Edhe Kurti tha se VV e pati kundërshtuar këtë vendim në aspektin  që sipas tij Qeveria atëbotë nuk mori mendimet e komunitetit të bizneseve.

Po ashtu Kurti theksoi se tarifa 100% nuk ka qene politikë e VV-së, ai me tej tregoi që nëse do të jetë në Qeveri do të zbatojë masën e reciprocitetit meqë sipas tij këtë ka të drejtë ta bëjë çdo shtet në marrëdhëniet bilaterale, nëse Serbia nuk e zbaton marrëveshjen me Kosovën.

I pari i VV-së premtoi mbështetje për bizneset me banka zhvillimore me kredi të buta me interes të ulët.

Share This Article