ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 7 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti u kërkon ndihmë ambasadorëve: Kosova po dështon kundër koronavirusit

albnews by albnews
10 August, 2020
in Kosova
0
Kurti: Nesër tubim paqësor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh lider i opozitës në Kosovë, u ka nisur të hënën (10 gusht), një letër të hapur ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj që veprojnë në Kosovë, duke iu kërkuar që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës në përballimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Sipas Kurtit, situata me këtë virus së fundmi në Kosovë është dramatike, andaj u ka bërë thirrje këtyre mekanizmave që përmes ndihmave të tyre të shmangin atë që e ka parashikuar si “katastrofë humanitare”.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Përgjatë letrës, Kurti ka qenë kritik edhe ndaj qeverisë që aktualisht drejtohet nga Avdullah Hoti duhet thënë se i vjen keq që Kosova nuk ka një qeveri që “vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve.

Postimi i Kurtit në Facebook

Shkëlqesi të nderuara,

Ambasadorë të vendeve mike dhe partnere të Kosovës, diplomatë të nderuar.

Kosova është e nderuar që ka partnerë vendet e juaja. Ju keni qëndruar përkrah nesh në kohërat më të vështira.

Shoqëritë tona ndajnë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë por edhe interesat e njëjta për forcimin ekonomik të rajonit dhe sigurimin e paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm për të gjithë.

Me këtë histori dhe vlera të përbashkëta në mendje, si lider i partisë politike më të madhe në Kosovë, si politikani më i votuar, si aktivist dhe qytetar i shqetësuar i këtij vendi të varfër e të vogël por të qëndrueshëm, ju bëj thirrje që në këto kohëra të vështira dhe të pashembullta të ndihmoni institucionet tona shëndetësore në përballje me COVID-19 për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Siç mund ta dini, situata me COVID-19 në dy muajt e fundit është bërë dramatike. Deri më tani 341 persona kanë vdekur, 10.419 janë infektuar, dhe 4.020 janë raste aktive. Në dy javët e fundit kemi pasur mesatarisht dhjetë vdekje në ditë, duke e renditur Kosovën të parën në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 për milion banorë.

Në baza ditore kemi qindra raste pozitive ku më shumë se 50% të personave të testuar rezultojnë pozitiv. Duke pasur parasysh që qeveria në mënyrë drastike ka ulur gjurmimin e kontakteve, numri i të infektuarve është shumëfish më i lartë çka paraqet rrezik edhe më të madh nëse më shumë njerëz do të kenë nevojë për shtrim në spital.

Burimet teknike dhe njerëzore të institucioneve të kujdesit shëndetësor janë shterruar kurse spitalet nuk kanë më kapacitete akomoduese. Të gjitha Njësitë e Kujdesit Intensiv janë të zëna ndërsa mjekët, specialistët dhe infermierët punojnë ditë e natë nën trysni dhe stres të jashtëzakonshëm. Më shumë se 1.000 punëtorë të kujdesit shëndetësor janë infektuar, që shfaq nevojën për më shumë staf mjekësor.

Furnizimet esenciale mjekësore që nevojiten për të luftuar COVID-19 janë duke mbaruar dhe nëse kjo situatë dramatike vazhdon, së shpejti nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të shpëtuar pacientët. Me shkencëtarët që parashikojnë një rritje të infeksioneve në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, situata do të përkeqësohet edhe më tej duke shkaktuar një katastrofë humanitare.

Të nderuar ambasadorë, diplomatë të nderuar, unë jam i vetëdijshëm se kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike është globale dhe se edhe vendet e juaja po luftojnë me ndikimet e pandemisë në njerëz dhe në ekonomi.

Por Kosova është në gjendje të rëndë.

Si Lider i Opozitës, është detyra ime që ta mbaj përgjegjës qeverinë aktuale, edhe në kohë të emergjencës kombëtare. Më vjen keq që nuk kemi një qeveri e cila vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve. Virusi në vetvete nuk është vepër e qeverisë, por dështimi për të vepruar me përgjegjësi është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së saj, çka vuri në rrezik gjithë vendin.

Në këtë situatë tejet të rënduar, unë nuk mund të qëndroj i qetë derisa shoh një krizë shëndetësore që po degjenerohet në humanitare, duke kërcënuar jetët e mijëra qytetarëve të Kosovës.

Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare.

Sinqerisht,
Albin Kurti
Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result