Kurti: U kërkova që në qershor të nisë dialogu me Serbinë, nuk e di nëse pala tjetër është e gatshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folir për refuzimin e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ishte i paraparë të mbahej me 11 maj.

Kurti ka thënë se u ka treguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, që të nis dialogun me Serbinë.

Ai thotë se ka kërkuar që dialogu të rinis në muajin qershor, ndonëse thotë se nuk e dinë nëse Serbia është e gatshme për fillimin e dialogut.

“Unë ua bëra të qartë zyrtarëve të BE-së dhe të deleguarve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, për të nisur takimet me palën serbe. Sepse kemi agjenda tjera si qeveri, për këtë muaj dhe s’mund të jemi në këto takime. Tjetra, u kam thënë që unë jam i gatshëm që dialogu të rinisë në muajin qershor. Tash unë nuk e di a do të jetë e pranueshme kjo kohë për palën serbe. Ne qysh në fillim kemi treguar se nuk mund të vazhdohet me mënyrën e dialogimit që ka qenë në të kaluarë”, tha Kurti.

Ai shtoi se duhet të përgatitet mirë për këtë temë.

“Dialogu duhet të përgatitet mirë së pari, e pastaj duhet të ndodhin edhe takimet”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin publik.

Share This Article