Kurti vizitë në Mitrovicën e Veriut, takon forcat e policisë: Përgatitja e lartë profesionale, garanci për zbatimin e ligjit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ishte këtë të mërkurë (28 qershor) për vizitë në veri të Kosovës, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm i vendit, Xhelal Sveçla. Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë me dije se ata kanë vizituar njësitet e policisë së Kosovës tek Kroi i Vitakut.

Sipas Kurtit, përgatitja e lartë profesionale e Policisë është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë që u ofrohet të gjithë qytetarëve.

Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere’”, shkruan Kurti.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë hapa përpara në drejtim të shtensionimit të situatës dhe uljes në tryezën e dialogut.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen ndaj veprimeve që mund të përshkallëzojnë me tej tensionet mes dy vendeve.

Edhe BE ka kërkuar të merren masa të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri, duke paralajmëruar për pasoja në rast nuk bëhen hapa në këto drejtime.

Share This Article