ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 14 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 14 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 15 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 15 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 15 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Votimi për Emilija Rexhepin si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nuk mund të anulohet

albnews by albnews
2 October, 2025
in Kosova
0
Kurti: Votimi për Emilija Rexhepin si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nuk mund të anulohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Emilija Rexhepit nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga minoriteti joserb “nuk mund të anulohet”, teksa vendi pret aktgjykimin e plotë të gjykatës më të lartë në lidhje me votimin për nënkryetarët e organit ligjvënës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi më 30 shtator përmes një vendimi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende dhe se ky proces nuk përfundon pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

RelatedPosts

Britania sivjet mirëpret e Procesit të Berlinit, Hargreaves: Synojmë nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Bora mbulon disa vende të Kosovës

Historia e një biçiklete: e vjedhur në Basel të Zvicrës, e dërguar me autobus në Prizren, e shitur në Tiranë dhe e konfiskuar po aty nga policia…

I pyetur nga gazetarët gjatë një ngjarjeje në Prishtinë lidhur me vendimin e gjykatës, Kurti – i cili është lider i Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu- tha se “duhet ta shohim aktgjykimin në mënyrë të plotë për ta dhënë vlerësimin tonë”.

Por, ai shtoi se “është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilija Rexhepin”.

“Askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Emilija Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilija Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb”, theksoi Kurti.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende aktgjykimin e plotë të 30 shtatorit dhe asaj zakonisht i duhet rreth një javë për ta bërë këtë.

Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga pakica joserbe në një votim ndaras nga pakica serbe në gusht, pavarësisht se në të kaluarën ishin votuar gjithmonë në një pako.

Derisa Rexhepi i mori votat e nevojshme, kandidati i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, nuk i mori votat, siç nuk i morën as kandidatët e tjerë të kësaj partie të hedhur në votim me short nga kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.

Kjo bëri që Lista Serbe të ankohej në Kushtetuese për veprimin Bashës, i cili, më vonë, e shpalli njëanshëm të konstituuar Kuvendin, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.

Gjykata Kushtetuese theksoi gjithashtu se, seanca e nisur më 15 prill, duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.

Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri pas zgjedhjeve të shkurtit, e ka futur vendin në krizë politike.

Partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara dhe për rrjedhojë Gjykata Kushtetuese është detyruar të dalë disa herë me aktgjykime.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit doli e para dhe fitoi 48 ulëse në Kuvend, duke i lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 24 ulëse, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20, Listën Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet e reja./REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result