Kurti,1 javë në Greqi. Reagon opozita: Pushime në kohë krize

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka më shumë se një javë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi ku ka marrë pjesë tryeza ndërkombëtare vjetore e revistës prestigjioze “The Economist” javën e kaluar.

Por qëndrimi i tij i stërzgjatur atje ka zgjuar reagimin e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku posaçërisht në këtë krizë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

“Në 100 ditët e fundit kur Kosova po goditet nga një krizë e thellë ekonomike, nga këto 100 ditë kryeministri rreth 45 ditë ka qëndruar jashtë Kosovës. Kryeministri është shndërruar në një turist dhe po abstenon nga qeverisja”.

Sipas saj kryeministri do të duhej të ishte në Kosovë dhe të ndërmarrë masa për të luftuar inflacionin sikurse po veprojnë udhëheqësit e vendeve të rajonit. Kryeministri ka vendosur që qeverisjen e tij t’ia lë në dorë Besnik Bislimit, kjo qeveri nuk është Kurti 2, por Bislimi 1.

Të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

Share This Article