Kurz fillon fushatën zgjedhore tre orë pas shkarkimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri konservator austriak, Sebastian Kurz zhvilloi një miting zgjedhor vetëm tre orë pasi Parlamenti e shkarkoi nga detyra si kancelar gjatë një vote mosbesimi.

“Jam ende këtu”, tha Kurz para një turme me mbështetës dhe zyrtarë të Partisë së Popullit që kishin ardhur deri në Vjenë me autobusë për të qenë pjesë e këtij eventi.

“Ekstremi i djathtë dhe partitë e majta votuan kundër meje dhe nuk kishin asgjë për të ofruar përveç se dëshirës për të më larguar”,  theksoi Kurz.

“Ata nuk mund të ndalojnë ndryshimin që kemi filluar”, tha ai mes brohoritjeve të mbështetësve të tij./ATSH/

Share This Article