Kurz i telefonon Hoxhajt pas kandidaturës për kryeministër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka telefonuar sot Enver Hoxhajn për ta përgëzuar për kandidimin e tij për kryeministër.

Hoxhaj ka thënë që me Kurzin kanë biseduar edhe për sfidat e Austrisë dhe të Kosovës, duke specifikuar ballafaqimin me pandeminë dhe krizën në ekonomi.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. 

Share This Article