Kurz: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore duhet të kenë perspektivë evropiane.

Kurz në intervistë për Tanjug ka thënë se duhet vazhduar dialogu Kosovë – Serbi, pasi është rruga e vetme.

“Bisedimet nuk janë të lehta e dimë këtë. Përparimi që është bërë deri sot ka qenë i kufizuar. Kjo është arsye pse takimet e tilla janë të rëndësishme dhe shpresoj të ketë progres të duhur në një të ardhme të afërt. Kjo do të ishte mirë për qytetarët e gjithë rajonit. Një zgjidhje tjetër nuk është e mundur. Unë gjithashtu bisedova me Miroslav Lajçakun, i cili është diplomat me përvojë, ish-ministër i Punëve të Jashtme. I thash atij se jemi në dispozicion nëse mund të ofrojmë ndihmë”, tha Kurz.

“Ne duam që gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë evropiane. Sidomos në Serbi, zhvillimi është shumë pozitiv dhe duhet të njihet, duhet të çojë në progres në rrugën evropiane. Çdo gjë tjetër do të bënte që Evropa e BE-ja të humbnin besueshmërinë në rajon. Kjo do të ishte keq duke marrë parasysh se ky është një rajon në të cilin shumë vende të botës kanë interesat e tyre gjeopolitike. Ballkani Perëndimor është një rajon që është i rëndësishëm për ne në Austri dhe për mua personalisht”.

Share This Article