Kurz: Nuk mikpresim migrantë nga Lesbos

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Austria nuk do të mikpresë refugjatë nga kampi ”Moria” në Lesbos, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Sipas tij, kriza e migrantëve e pesë viteve më parë nuk duhet të përsëritet më.

“Sistemi çnjerëzor i vitit 2015 nuk është në përputhje me ndërgjegjen time”, tha udhëheqësi i partisë popullore austriake OEVP.

”Ne mbështesim vetëm sistemin e ndihmës”, theksoi ai.

”Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me ‘Morian’, por edhe me realitete të tjera në botë që nuk gëzojnë vëmendjen e medias. Në nivelin europian ne do të përpiqemi për një qasje të përgjithshme. Ne nuk kemi nevojë për një politikë simbolesh”, shtoi Kurz.

”Imazhet e tmerrshme të stacionit të Budapestit, në verën e vitit 2015, bënë që politika europiane të liberalizohej duke hapur kufijtë dhe duke vënë kështu në lëvizje edhe një milion njerëz”, tha ai.

“Trafikantët kanë fituar shumë para’, ndërkohë që njerëz të panumërt janë mbytur në Mesdhe”, vazhdoi Kurz.

“Vetëm këtë vit, Austria ka mikpritur 3 700 fëmijë. Çdo javë kërkesa për azil e rreth 100 fëmijëve është pranuar dhe ata kështu kanë gjetur siguri në Austri”, përfundoi ai.Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share This Article