Kusari-Lila: Nuk ka marrëveshje të përkohshme Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se kërkesa e AAK-së për falje të gjobave është dekurajuese për qytetarët pasi që atë e kishin propozuar këtë ligj, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa sa i përket një marrëveshje të përkohshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kusari-Lila tha se nuk kanë informacione zyrtare, por siç thotë ajo çdo gjë do të bëhet publike nga Qeveria.

“Vazhdimi i seancës të mbetur do të jetë të enjten me debatin për arsimin. Interpelanca e kërkuar në raport me faljen e gjobave do të mbahet të premten për faktin sepse vetëm të etjen do të vazhdohet me debatin për arsimin, ndërsa me seancën ekonomike do të mbahet javën e ardhshme. Falja e gjobave për qytetar dhe biznese është bërë në bazë të një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon faljen e gjobave, ata të cilët kanë mbështetur po bien dy herë viktimë .Është thirrje dekurajuese. Kryeministri vetëm ka filluar takimet me udhëheqësit e partive opozitare dhe ditëve në vijim me takimet pasuese do të kemi njoftime të reja”, tha Kusari.

Share This Article