Kush do jetë ministri kurban i radhës? Basha: Fjalë ka plot, precedentët janë se…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jashtë dyerve të parlamentit, kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët se kush do të jetë ministri që do të bëhet kurban i radhës i Kryeministrit Edi Rama për aferën e inceneratorëve.

Basha është shprehur se fjalë ka plot por ai nuk u referohet fjalëve por precedentëve. Më tej Basha, tha se precedentët janë që sa herë drejtësia i afrohet një ministri ai ministër jep dorëheqjen.

“Fjalë ka plot. Siç i kam dëgjuar unë i keni dëgjuar ju. Po unë s’iu referohem fjalëve por precedentëve. Dhe precedentët janë që sa herë drejtësia ashtu siç është nën presion publik dhe të PD sa herë i janë afruar një ministri ai ministër ka dhënë dorëheqjen pastaj është bërë subjekt i drejtësisë.

Ky ka qenë rasti i  Saimir Tahirit dhe Lefter Kokës. Përvoja na tregon se këta ndjekin një praktikë sa herë drejtësia i afrohet një prej krerëve politikë shtyhet jashtë radhëve dhe mundohen pastaj me lloj –lloj marifetesh të zgjasin procesi. E kujdo të jetë radha nuk mbaron radha pa shkuar te i pari i punës që është i pari i qeverisë”.

Share This Article