Kush do të fitojë? De Biasi “ndez” sfidën Shqipëri-Serbi: Mos bëni…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi foli për përballjen e 7 qershorit ndaj Serbisë.

De Biasi jo vetëm që ka shprehur përkrahje të plotë për kuqezinjtë, por ka dhënë edhe një mesazh të qartë: “Mos bëni luftë politike, bëni luftë futbolli! Do jem në Arenën Kombëtare, tifozët ta çojnë skuadrën drejt fitores

De Biasi tha se do të ndjekë ndeshjen nga stadiumi dhe u bëri thirrje tifozëve që të jenë në krah të skuadrës, pa u përfshirë në tensione të kota: “Të marrim 3 pikët dhe të harrojmë pjesën tjetër, që nuk vlen për asgjë.”

Kujtime nga Beogradi: “Nuk ishte më ndeshje futbolli”

Ai rikujtoi sfidën e famshme me Serbinë: “Ishim duke luajtur një ndeshje të barabartë, kishim raste për të shënuar. Pastaj tifozët hynë në fushë, arbitri na çoi në dhomat e zhveshjes-aty gjithçka përfundoi”.

“Sot kemi lojtarë më të mirë se në kohën time – kemi cilësi dhe eksperiencë”

De Biasi vlerësoi nivelin e tanishëm të Kombëtares: “Sot kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe në kampionatet më të forta të Europës. Në kohën time ishin vetëm 2 ose 3.”

Ai theksoi se çelësi do jetë përgatitja fizike dhe forca mendore: “Këta lojtarë nuk kanë nevojë për leksione. Duhet të jenë skuadër dhe të luftojnë deri në sekondën e fundit”, tha De Biasi në A2 CNN.

Share This Article