Vladimir Putin këtë vit do të detyrohet të zgjedhë pasardhësin e tij mes humbjeve ushtarake dhe rënies së popullaritetit, sipas mediave të huaja.
Diktatori do të kërkojë t’ia dorëzojë pushtetin një trashëgimtari të “zgjedhur” dhe të tërhiqet në pallatin e luksoz në Detin e Zi në vend që të rrezikojë të burgoset.
Lideri rus do të kërkojë të heqë dorë nga pushteti dhe t’ia delegojë një pasardhësi teknokrat, i cili mund të negociojë fundin e luftës me Ukrainën dhe Perëndimin, dhe ndoshta të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që duhet të mbahet këtë vit.
Rrethi i Putinit thuhet se nuk e sheh atë më si një “garantues të stabilitetit” duke e parë ngritjen e Yevgeny Prigozhinit, kreut të ushtrisë private të Wagner, e cila deri më tani ishte më besnikja ndaj Kremlinit.
Ai ka të ngjarë të emërojë një të besuar si president, si kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, kryeministri Mikhail Mishustin ose zëvendës-shefi i stafit, Dmitry Kozak.
Megjithatë, “për Putinin, ky është një opsion i mirë, krahasuar me Çausheskun ose Gadafin.
Ligjet aktuale nënkuptojnë se ai do të ishte një “senator i përjetshëm”.