ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtari më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kufizimet e vizave për kërkimin rrezikojnë ekonominë 2 minutes ago
Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen  4 minutes ago
Jori Delli dhe Fred De Palma fejohen! 6 minutes ago
Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e “Festivali i Këngës 64”  8 minutes ago
Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e …  10 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Kush e fitoi Luftën e Ftohtë?

albnews by albnews
7 January, 2022
in Bota
0
Kush e fitoi Luftën e Ftohtë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Daniel Mccarthy

“The Spectator”

RelatedPosts

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

BE hetim antitrust ndaj “WhatsApp” për politikën e inteligjencës artificiale të shërbimit 

26 dhjetorin e 30 viteve më parë, ndodhi ajo që dukej e pamundur deri në atë moment. Një nga shtetet më brutale dhe të përgjakshme të shekullit XX u shpërbë pa dhunë. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), ishte shembur de fakto disa muaj më parë, kur rusët dolën në rrugë për të sfiduar forcat komuniste të vijës së ashpër, që kishin kryer një grusht shteti kundër qeverisë së Mikhail Gorbachev-i të pafuqishëm.

Ai reagim popullor kundër grushtit të shtetit ishte në vetvete kryesisht paqësor:ushtarët që u  thirrën të mbrojnë puçistët refuzuan të qëllonin mbi bashkatdhetarët e tyre. Thuhet shpesh se Lufta e Ftohtë mori fund me rrëzimin e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Po sikur gjërat të kishin shkuar ndryshe në Moskë 2 vjet më vonë, beteja mund të kishte rifilluar. Kjo pasi shtetet komuniste mbijetojnë ende në Amerikën Latine dhe Azinë Lindore, duke mos harruar kombin më të populluar në botë.

Perëndimi kishte dikur besim se Republika Popullore e Kinës do të pasonte së shpejti Bashkimin Sovjetik në koshin e plehrave të historisë. Por në triumfin e lirisë mbi tiraninë nuk ka asgjë të pashmangshme. Që të ndodhë ai triumf, kërkon përpjekje të mëdha njerëzore.

Rusët fituan në Luftën e Ftohtë. Po kështu bënë çekët, polakët, gjermanët, hungarezët, ukrainasit dhe të gjithë popujt që u çliruan nga komunizmi. Por Luftën e Ftohtë e fitoi edhe nacionalizmi:shtetet kombëtare të robëruara e refuzuan imperializmin sovjetik, dhe vetë rusët rrëzuan një parti, e cila sundonte në emër të një klase, dhe jo të popullit rus.

Besimi fetar fitoi edhe kundër ateizmit shtrëngues. Dhe prona private dominoi kundër socializmit. E megjithatë, Lufta e Ftohtë pati fitues të tjerë, dhe një humbës përveç komunizmit. Një nga fitueset ishte Partia Komuniste Kineze.

Duke e lidhur Kinën me sistemin kapitalist ndërkombëtar të udhëhequr nga perëndimi, Kina përfitoi zhvillimin që do të garantonte pushtetin e PKK për dekada. Natyrisht komunizmi kinez, nuk e fitoi Luftën e Ftohtë në kuptimin e ndihmës së drejtpërdrejtë për të kapërcyer komunizmin sovjetik.

Por pasardhësit e Maos dolën nga konflikti midis Moskës dhe Uashingtonit,duke pasur një pozitë më të favorshme në rendin botëror. Ndërkohë intelektualët perëndimorë, e vlerësuan fundin e Luftës së Ftohtë jo për këmbënguljen e besnikërisë ndaj kombit dhe besimit, por për tërheqjen e supozuar të papërmbajtshme të konkurrentit ideologjik të komunizmit: demokracisë liberale.

Liberalizmi ishte besimi i vërtetë universal i njerëzimit, dhe ai mbështetej shumë nga intelektualë perëndimorë. Demokracia liberale e konceptuar nga profesorët, ekspertët dhe politikë-bërësit nënkuptonte më shumë se sa vetëm liritë themelore të qytetarëve brenda një shteti kombëtar sovran dhe demokratik.

Ajo do të nënkuptonte një botë të integruar përmes institucioneve ndërkombëtare dhe marrëveshje të mëdha tregtare shumëpalëshe:një botë, në të cilën bashkëpunimi me vizionin udhëheqës të elitës perëndimore, përbënte aderimin në pararojën e historisë, madje edhe për petro-despotizmat e Lindjes së Mesme që ishin gjëja më e largët në raport me atë që është “liberale” apo “demokratike”.

Ashtu siç një komunist i mirë nuk duhet të jetë në të vërtetë një punëtor, një liberal demokrat nuk duhej të ishte një James Madison. Ai ose ajo thjesht duhej të pajtohej me çdo gjë që kërkonte klika në pushtet. Patriotizmi dhe feja ishin të domosdoshme në përballjen e Perëndimit me komunizmin, por ato ishin ndër humbësit e Luftës së Ftohtë.

Partitë konservatore dhe institucionet civile, nga të cilat mund të pritej që të mbështesnin një komb ose një besim nga fundi i viteve 1980, ishin bashkuar aq shumë me ideologjinë e demokracisë liberale, saqë ishin çrrënjosur në aspektin kulturor.

Revistat dhe grupimet e mendimit me prirje të djathta, sidomos ato në SHBA hodhën poshtë idenë e interesave specifike kombëtare, në favor të të drejtave universale dhe logjikës së tregjeve mbarëbotërore. Teoria ishte:E gjithë bota do që të jetë Amerikë, dhe amerikanët amerikanë nuk ishin më të mirë se amerikanët jo-amerikanë.

Përkundrazi, amerikani në frymë duhet të preferohej gjithmonë ndaj qytetari amerikan thjesht në letra. Pikërisht në momentin kur besnikëria tradicionale njerëzore po e zhdukte ideologjinë komuniste në sferën sovjetike, një element i ri ideologjik i fuqishëm po e zhbënte ndjenjën e solidaritetit dhe kombësisë së amerikanëve.

Të paktën kështu ndodhi mes klasës së mendimtarëve dhe politikanëve që duhet të kishin artikuluar dhe avancuar interesat e “Main Street”. Në vend të kësaj ata promovuan globalizmin. Megjithatë, demokracia liberale ka rezultuar të jetë edhe më e vështirë për t’u shenjtëruar dhe eksportuar sesa komunizmi.

Ajo kundërshtohet aktualisht nga Polonia dhe Hungaria, nga Rusia dhe Kina e pasuruar falë kapitalizmit. Por jo nga Afganistani pas 20 vitesh bombash dhe parash amerikane. Polonia dhe Hungaria janë vende të lira, por jo liberal-demokratike.

Rusia është autoritare, Kina është një despotizëm komunist, ndërsa talebanët po e sundojnë Afganistanin me një përzierje të tribalizmit, islamizmit dhe banditizmit të hapur. Këto vende ndryshojnë rrënjësisht nga njëri-tjetri, por që të gjitha janë vende ku janë shkatërruar ëndrrat e perëndimorëve të iluminuar, dhe ku dëshira perëndimore për konformitet ideologjik është një pengesë për ndryshim.

Ideologjia nuk është një zëvendësues i besnikërisë lokale. Perandoria Sovjetike u zhduk pikërisht për këtë arsye. Liberalizmi është në rënie edhe në Perëndim, për shkak se udhëheqësit tanë nuk mund ta pranojnë se besimi i tyre është një bazë e pamjaftueshme për komunitetin dhe një mënyrë jetese e përbashkët.

Në një farë kuptimi, konservatorizmi e fitoi Luftën e Ftohtë, pasi forcat që ruanin kombet dominuar kundër të gjithë fuqisë jo të shenjtë të komunizmit sovjetik. Por konservatorizmi humbi paqen në Perëndim. Nëse forcat që ruajnë kombet nuk e rimarrin veten shpejt, ne do ta gjejmë veten duke mbërritur jo në fund të historisë globale, por në fund të historisë sonë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtari më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kufizimet e vizave për kërkimin rrezikojnë ekonominë

Shkencëtari më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kufizimet e vizave për kërkimin rrezikojnë ekonominë

5 December, 2025
Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen 

Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen 

5 December, 2025
Jori Delli dhe Fred De Palma fejohen!

Jori Delli dhe Fred De Palma fejohen!

5 December, 2025
Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e “Festivali i Këngës 64” 

Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e “Festivali i Këngës 64” 

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result