Kyle Rittenhouse është duke u përballur me dënim të përjetshëm për vrasjen e 2 protestuesve afro-amerikanë dhe për përndjekjen e një tjetri për vrasje.
Vrasjen e kreu në protestat kundër vrasjeve raciste në SHBA. Ndodhi gjatë protestave masive kundër të shtënave që bëri policia ndaj Jacob Blake.
Rittenhouse akuzohet për vrasjen e Joseph Rosenbaum 36-vjeçar nga Kenosha dhe Anthony Huber 26-vjeçar nga Silver, gjatë protestave në Kenosha. 17-vjeçari akuzohet gjithashtu për tentim vrasje të Gaige Grosskreutz 26-vjeçar, i cili është duke u trajtuar pas plagëve të marra.
Rittenhouse është duke u përballur me pesë akuza për krim, përfshirë këtu edhe vrasje të qëllimshme të shkallës së parë me dashje, vrasje të pamatur të shkallës së parë dhe posedim të armëve të rrezikshme si i mitur.
Adoleshenti u arrestua një ditë pas vrasjes dhe të shtënave që kreu.
Ai po përballet me dënim të përjetshëm pasi në Wisconsin, kushdo që është mbi 17 vjet trajtohet si i rritur.
Gjatë protestës ishte i armatosur me një gjysmë armë automatike, derisa po shëtiste rrugët ku ishin mbushur me protestues.
Rittenhouse është mësuar se është përkrahës i flaktë i presidentit Donald Trump. Në profilin e tij, siç raporton SkyNews, ai ka plot video duke montuar armë e duke gjuajtur. Në një video, madje ai shihet në rendin e parë në një tubim në fushatën e Trumpit.
Rittenhouse, sapo kishte shtënë me armë kishte brohoritur në drejtim të policisë se e kishte qëlluar dikë.
Avokati i tij, në anën tjetër, e mbrojti atë. Kishte thënë për mediat se kishte qëlluar për vetëmbrojtje.
“Nga këndvështrimi im, është e rëndësishme që ky mesazh të jetë i qartë për amerikanët që sulmohen. Amerikanët kurrë nuk duhet t’i shmangen ushtrimit të detyrës kur duan të vetëmbrohen”, tha avokati Lon Wood.
The Guardian, në anën tjetër, Rittenhouse e ka përshkruar si “Mbështetës të zjarrtë të policisë’. Ndërkaq, Washington Post ka raportuar se Rittenhouse, dikur kishte marrë trajnime si kadet policie, që synonte t’i bashkohej Trupës Detare.
Kongresmenia Ayanna Pressley, e ka quajtur atë terrorist.
“Një supremacist 17-vjeçar, terrorist, duke ecur me një AR 15. Gjuajti një person dhe vrau dy të tjerë”, kishte reaguar ajo duke u bërë thirrje autoriteteve të merren menjëherë me rastin.