Një i ri i linjës së ashpër të Kremlinit, i cili mendohet se “ndan dashurinë” për hokejin mbi akull me Vladimir Putinin, është supozuar se do të pasojë presidentin rus mes thashethemeve të vazhdueshme për shëndetin e dobët të tij.
Sipas disa mediave britanike, përcjell Telegrafi, ekspertët e Kremlinit kanë identifikuar 36-vjeçarin Dmitry Kovalev si një nga pasardhësit e preferuar të Putinit.
Kovalev punon brenda administratës presidenciale dhe u pa në “një bisedë të ngushtë dhe intime” me autokratin në paradën e madhe të Ditës së Fitores më 9 maj.
Kanali Telegram Baza raportoi se Putin u takua me Kovalev, djalin e manjatit rus të gazit Vitaly Kovalev, në një ndeshje hokej mbi akull.
Megjithatë, çdo shpresë perëndimore se një sundimtar i ri rus mund të çojë në një “shkrirje të marrëdhënieve” mund të jetë e gabuar.
Keir Giles, autor i një libri rreth Rusisë ka thënë se nuk ka ‘asnjë arsye’ të mendohet se çdo pasardhës i Putinit do të ishte më pak “i vijës së ashpër”.
Z. Giles i tha mediumit britanik Express: “Ka shumë kandidatë për pasardhësin e Putinit që do ta bënin marrëdhënien e Rusisë me Perëndimin dhe me njerëzit e saj, edhe më keq se sa ka bërë Putini gjatë viteve të fundit të mbretërimit të tij”.
Ndryshe, në muajt e fundit, Putini është parë duke “u lëkundur në mënyrë të pakontrolluar”, duke “kapur tavolina dhe karrige për mbështetje” dhe është shfaqur “i fryrë dhe i paqëndrueshëm”.
Këto kanë provokuar zëra se ai vuan nga një formë kanceri dhe sëmundja e Parkinsonit, si dhe operacione të përsëritura për ta trajtuar atë. /Telegrafi/