ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje. 6 minutes ago
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale. 9 minutes ago
‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys 21 minutes ago
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 8 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kush është Alice Albright, vajza e Madeleine që e drejton MCC-në?

albnews by albnews
28 July, 2022
in Kosova
0
Kush është Alice Albright, vajza e Madeleine që e drejton MCC-në?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Alice Albright, bija e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright që ndërroi jetë tre muaj më parë ishte në qendër të nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë së mërkurës.

Si shefe e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright bashkë me ministren e Ekonomisë së Kosovës hodhën firmat në ujdinë mbi 200 milionë dollarëshe për energjinë elektrike në Kosovë.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Në ceremoninë që u mbajt në Kongresin amerikan ku ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kongresmeni dhe kryetari i nënkomitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Evropën dhe Azinë në Shtëpinë e Bardhë, Bill Keating, Albright edhe një herë e dëshmoi përkushtimin dhe angazhimin e nënës së saj, Madeleine për Kosovën.

Ajo tha se komponenti kryesor i investimit është ruajtja e baterive në shkallë të gjerë.

“Ai do të rrisë fleksibilitetin në rrjetin e vendit, do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë elektrike adekuate dhe duke e bërë këtë, do të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës”, është shprehur Albright, njofton Klankosova.tv.

Në fund, ajo tha se mezi pret të punojë me të gjithë, për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme dhe më të qëndrueshme për popullin e Kosovës.

Por kush është Alice Albright?

Alice Albright është kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Aty ajo ofron udhëheqje strategjike dhe vizion për agjencinë duke ndihmuar në arritjen e prioriteteve programore.

Albright ka më shumë se 30 vjet përvojë ndërkombëtare në sektorin privat, jofitimprurës dhe publik.

Ajo ka qenë kryeshefe ekzekutive e Sekretariatit të Partneritetit Global për Arsimin dhe shërbeu në administratën e Obamës nga 2009 – 2013 si zëvendës presidente ekzekutive dhe kryeshefe operative e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM).

Përpara EXIM, Albright mbante role drejtuese në Aleancën Globale për Vaksinat dhe Imunizimet (GAVI) dhe punoi si bankiere me fokus në tregjet në zhvillim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

14 December, 2025
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

14 December, 2025
‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

14 December, 2025
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result