Kush është ‘Fantazma e Kievit’, arma sekrete e Ukrainës që po tmerron rusët 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej tre ditësh Rusia po bombardon Ukrainën, ndërsa në Twitter po qarkullon historia e një piloti ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.

Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit” që fluturon me MiG-29, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij. Ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.

Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve luftarak që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.

Ai ka rrëzuar gjashtë avione rusë duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI. “Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve, që konsiderohet një mision tejet i vështirë.

“Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.

Share This Article