Arabia Saudite nuk do të lejojë që vizitorët e huaj të bëjnë pelegrinazhin e përvitshëm islam, ose haxhin, këtë vit për shkak të rrezikut të koronavirusit. Pra, kush ka të ngjarë të preket më shumë?
Njerëzit zakonisht vijnë nga e gjithë bota për të vizituar Mekën. Por, këtë vit autoritetet saudite thanë se të vetmit pelegrinë jo-sauditë që mund të marrin pjesë janë ata që banojnë normalisht në Mbretëri.
Në vitin 2019, në Haxh kishte gjithsej 2.49 milion haxhilerë nga të cilët 1.8 milion ishin vizitorë të huaj, sipas statistikave zyrtare saudite.
Dhe të dhënat tregojnë se numri i pelegrinëve që vijnë nga vendet jo arabe në Afrikë dhe Azi është rritur në vitet e fundit.
Çdo vendi zakonisht i ndahet një kuotë specifike për Haxhin, bazuar në madhësinë e popullsisë së tij muslimane, me Indonezinë që ka numrin më të madh, e ndjekur nga Pakistani, India, Bangladeshi, Nigeria dhe Egjipti.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, këto vende kanë parë të gjitha rritje të rasteve të koronavirusit gjatë majit dhe fillimit të qershorit. Në veçanti India, Pakistani dhe Bangladeshi raportojnë çdo ditë rritje të rasteve të reja./BBC