Kush është shqiptari që sakrifikoi jetën për të shpëtuar 14-vjeçaren që po mbytej

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Heronjtë e heshtur ekzistojnë akoma, rasti konkret është me aktin e 38-vjeçarit Dhurim Arra, i cili në ditën e sakrificës të Kurban Bajramit zgjodhi të sakrifikojë vetën për të shpëtuar një të mitur, që po mbytej në lumin Buna.

Fati nuk ishte me Dhurimin, por as me vajzën pasi asnjëri prej tyre nuk arritën të shpëtonin.

Dhurim Arra dhe Frenki Pëllumbaj humbën jetën. 2 ditë pas ngjarjes, dyert e mortit në familjen Arra janë ende të hapura. Familjarë, miq, shokë vazhdojnë të kryejnë ende vizita.

Viktima ishte babai i 4 fëmijëve, më i madhi është vetëm 9 vjeç.

Vdekja e Dhurim Arrës do të mbahet mend nga banorët e zonës dhe më gjerë, për faktin se nuk ishte një vdekje aksidentale, por një vdekje sakrifice, pasi 38-vjeçari po kthehej për në shtëpi për të festuar Kurban Bajramin dhe pa 14-vjeçarin duke u mbytur dhe zgjodhi të sakrifikojë veten, familjen dhe fëmijët, për të shpëtuar një jetë.

Share This Article