Kush është sizmiologu që paralajmëroi tërmetin e fuqishëm sot në Adana

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E prekur nga tërmetet shkatërrimtare 7.7 dhe 7.6 ballë të 6 shkurtit, qyteti i Adanas në Turqi u trondit sërish sot nga lëkundje të fuqishme sizmike, më konkretisht në zonën e Kozan, në orën 08:44, me orën lokale.

Astronomi Frank Hoogerbeets, i cili parashikoi tërmetin e madh, ka shpërndarë një postim shqetësues për tërmetin e Adanas.

“Ky mund të jetë një aktivitet pionier, pasi një gjeometri hënore mund të shkaktojë një ngjarje të madhe sizmike në 23-24 korrik. Jini shumë të kujdesshëm.”

Paralajmërimi i astronomit Frank Hoogerbeets

Qendra Europiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5,5 i shkallës rihter është regjistruar, mëngjesin e së martës, në zonën e Kozanit në krahinën e Adanasë.

“Ne u tronditëm mëngjesin e sotëm për më shumë se 10 sekonda, por për fat të mirë, deri tani nuk kemi marrë raportime për ndërtesa të shembura”, ka thënë Guvernatori i Adanas, Süleyman Elban.

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur se lëkundjet janë ndjerë të fuqishme edhe në Osmaniye dhe Gaziantep, dy nga qytetet e tjera të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm në fillim të këtij viti.

Share This Article