ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 3 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 9 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 9 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 9 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kush është Susie Wiles/ Gruaja “Ice Baby” që qëndron në hije pas fitores së Trump

albnews by albnews
7 November, 2024
in Bota
0
Kush është Susie Wiles/ Gruaja “Ice Baby” që qëndron në hije pas fitores së Trump
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Menaxherja e fushatës së republikanëve ka nofkën “Ice Baby”. Nuk është një fytyrë e njohur sepse i pëlqen të punojë në prapaskenë, por ishte thelbësore për fitoren e manjatit amerikan.

Kur miliarderi Mark Cuban, një mbështetës i madh i Kamala Harris, u shpreh në ditët e fundit të fushatës se pranë Trumpit “nuk shihni kurrë gra të forta dhe inteligjente” sepse “ai ndihet i frikësuar prej tyre”, Susie Wiles menaxherja e fushatës së Trump publikoi në X një foto të saj në shoqërinë e Trump, i cili e dëgjon me vëmendje teksa ajo flet.

RelatedPosts

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

“Më kanë thënë se Mark Cuban ka nevojë për ndihmë për të identifikuar gratë e forta dhe inteligjente që rrethojnë Presidentin Trump. Këtu jemi”, – shkroi Wiles, duke nënvizuar edhe rolin e bashkë-kryetares së ekipit të tranzicionit, Linda McMahon dhe bashkë-kryesueses së Komitetit Kombëtar Republikan, Lara Trump.

Ishte postimi i saj i parë në Twitter që nga shkurti 2023. E njohur për punën e saj në hije, Wiles u ftua të fliste gjatë fjalimit të fitores së Trump në Qendrën e Konventave në Palm Beach të dielën mbrëma (personi i vetëm që ai i zgjati mikrofonin përveç zëvendësit të tij J.D. Vance).

“Suzie, eja këtu. Suzi, eja këtu” – thirri Trump. Ajo, me një këmishë të bardhë mëndafshi, falënderoi dhe nuk pranoi, duke ftuar bashkë-menaxherin e saj Chris LaCivita të fliste.

“Suzie preferon të qëndrojë prapa. Por më lejoni t’ju them, “Ice Baby”, ne e quajmë atë “Ice Baby”. Asaj i pëlqen të jetë në prapavijë”, – tha Trump. LaCivita e quajti atë “shefe” të tij. Tani po flitet për rolin e saj të mundshëm në një nga postet më të rëndësishme si shefe e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Nuk do të befasonte askënd, sepse ajo ka qenë efektivisht shefe e stafit të tij për 3 vitet e fundit.

Sipas LinkedIn, përvoja e saj daton që në fushatën zgjedhore të Ronald Reganit të vitit 1980. Ajo ishte gjithashtu menaxhere e Ron DeSantis, duke e ndihmuar atë të bëhej guvernator në vitin 2018 dhe të rizgjidhej në 2020, gjatë zgjedhjeve paraprake republikane përballë Trump, por thuhet se mosmarrëveshjet me guvernatorin dhe gruan e tij e bënë atë të largohej duke u rikthyer me shefin e tij të vjetër.

Ajo e konsideroi përvojën me DeSantis si “gabimi më i madh” i karrierës së saj. Në një intervistë të rrallë për Politico, ajo tha se “nuk i dëshironte” ngjarjet e 6 janarit 2021, por “nuk mendonte se Trump i shkaktoi ato”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result