Kush është zëvendësja e Maduros me të cilën Trump është i gatshëm të bashkëpunojë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, është “e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara”.

Ai shtoi se sekretari i tij i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar biseda me Rodríguez për të diskutuar mundësinë e një tranzicioni “të sigurt, të drejtë dhe të mençur” në Venezuelë.

Rodriguez, e cila është zëvendëspresidente në qeverinë e Nicolas Maduro, ishte gjithashtu zyrtarja e parë që foli publikisht pas operacioneve amerikane, duke kërkuar nga SHBA të japë prova që Maduro dhe bashkëshortja e tij janë ende gjallë.

Mesazhi i saj u transmetua vetëm në formë audio, duke nxitur spekulime se Rodríguez mund të ketë lënë Venezuelën. Disa burime për Reuters thanë se ajo ndodhej në Rusi, por ministri i Jashtëm rus e quajti këtë informacion “të rremë”.

Trump theksoi se Rodriguez ka shfaqur gatishmëri për të bërë “çfarëdo që kërkojnë Shtetet e Bashkuara”.

Ky veprim mund të duket surprizues, pasi Rodríguez dhe vëllai i saj, Jorge, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, kanë qenë prej vitesh mbështetës të devotshëm të qeverisë Maduro. Megjithatë, sipas ekspertëve, është e mundur që Rodríguez të ketë vendosur të bashkëpunojë me administratën Trump për të ruajtur sigurinë dhe pozicionin e saj.

Share This Article