Delegacioni zyrtar amerikan mbërriti në Konferencën e Mynihut të premten në mëngjes dhe qëndroi atje më pak se 24 orë. Zv/Presidenti amerikan J.D Vance mbajti paradite një fjalim të pazakontë dhe përcolli mesazhe të papritura që nënkuptojnë ç’montimin në rrënjë të linjës liberale, sidomos asaj Soros.
Edi Rama nuk ishte në sallë kur u mbajt ky fjalim, por ai kishte ca pritshmëri të tjera.
Rama e dinte se në mbrëmje do të organizohej një darkë e nivelit më të lartë ku të pranishëm do ishin zv/presidenti J.D Vance, si dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ndër të tjerë.
Gjatë gjithë ditës së premte Rama luajti shumë fort për të marrë një ftesë te ajo darkë, personat që u futën në lojë nuk ishin dhe aq të parëndësishëm.
Në krye të operacionit ishte Richard Grenell së bashku me dy biznesmenë shqiptarë. Të tre ata bënë të mundur të fusnin në lojë një lobist nga Florida dhe…për pak ia arritën qëllimit.
Zyra e J.D Vance po shqyrtonte me prioritet mundësinë e një takimi ndërmjet Ramës dhe zv/Presidentit amerikan gjatë darkës.
Vetëm se kishte një problem, të papritur, ishte një zonjë, e cila punon Shefe e Kabinetit të Presidentit Trump, quhet Susan Wiles.
Zonja Wiles është një ndër mbështetëset më të forta të Trumpit prej vitesh, autoriteti dhe rangu i informimit të saj është i pazakontë.
Zonja Wiles, nëse do e përshkruanim figurativisht duket si një engjëll mbrojtës, pasi skanon me imtësi të gjitha rrymat që tentojnë të depërtojnë Presidencën.
Ishte pikërisht ndërhyrja energjike dhe e prerë e kësaj zonje që nxori fiasko lobistin nga Florida dhe dështoi përpjekjet e Richard Grenell dhe dy biznesmenëve shqiptarë për të bërë këtë operacion, për të cilin duhet thënë se Edi Rama kishte shumë, po shumë fare nevojë në këtë moment.
Veliaj në burg, Soros në shënjestër
Së bashku me Grenellin, Edi Rama është përpjekur të tërheqë në Shqipëri dhëndrin e Trump, Jared Kushner duke i joshur ata me dhënien e ishullit të Sazanit për të ndërtuar vila.
Problemi është se ata që kanë marrë pushtetin në Washington, nuk është se kanë ardhur në krye për t’u marrë me biznes real-estate, gjasat janë që projekti i tyre politik të jetë ç’montimi në rrënjë i tentakulave liberale, ku kuadrot e Sorosit janë të gjithë të skeduar në detaje anembanë botës.
Ndoshta Richard Grenell nuk e kupton dot ende se sa shumë e ekspozon atë Edi Rama, apo se në çfarë telashesh e fut Grenellin fakti që përzien dhëndrin e Trumpit në budallallëqe që e bëjnë pis kot.
E vërteta që Rama nuk e di, por që ndoshta nuk e ka mësuar ende as Grenell, është se ata që kanë zyrat në Shtëpinë e Bardhë, Departament të Shtetit apo në USAID, kanë raporte të detajuara nga Tirana për nivelin e implikimeve të Edi Ramës.
Fjala vjen, një raport që ka konsultuar Hashtag.al detajonte madje dhe momentin preciz se kur nisi çarja ndërmjet Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Çarja nisi në New York në vitin 2017 në vitin kur “Old Guy” George Soros vendosi të dorëzonte trashëgiminë te “New Guy”, Alex Soros.
Kundërshtari kryesor i këtij plani ishte një gjeneral kyç i Sorosit i quajtur Jonas Rolett, ky nuk është gjë tjetër veçse truri i këtij fondacioni në Evropën Juglindore që prej vitit 1995 deri në vitin 2021 kur u zbyth përfundimisht.
Në vitin 2018, në Tiranë u zhvilluan protesta studentore të cilat Rama i kuptoi si një lëvizje e fortë e klanit të Jonas Rolett për ta zëvendësuar atë me Veliajn.
Nga kjo ditë, Edi Rama kuptoi se kishte dy shqiptarë të rrezikshëm për të që ishin nën ndikimet e klanit Rolett, Erion Veliaj dhe Albin Kurti.
Që prej kësaj dite, Rama e ka dashur Veliajn me një këmbë në varr, të dobët, ndërsa Veliaj përpiqej të rikuperonte me shpejtësi marrëdhënien me Alex Soros, ky i fundit e ka patur të vështirë afrimin me Veliajn në momentet e para.
Fiks kështu siç shkruhen në këtë shkrim të dhënat e mësipërme janë shkruar dhe në raportin e detajuar që prej disa kohësh e kanë lexuar dhe shefat e Washingtonit, mes të cilave dhe zonja Susie Wiles, e cila ia bllokoi krejt përpjekjen Ramës për foto dhe takim historik me J.D Vance.
Rama kishte shumë nevojë për këtë lëvizje, pasi ai aktualisht ndjen se partia e tij në Tiranë mund t’i kthehet kundër, për shkak të burgosjes fatale të Veliajt. Njerëzit kyç në partinë e tij apo penat mediatike kryesore pranë tij dhe Veliajt, e dinë po aq mirë se si Rama organizoi prej afro 5 vitesh një skemë mediatike dhe publike të diskretitimit të Veliajt, madje dihet botërisht dhe cila është ministrja e fuqishme pranë tij që ndërtoi në detaje këto skema kundër Veliajt.
Ndaj Rama e ndjen se partia e tij që kishte 5 vite që duartrokiste SPAK-un, pas arrestimit të Veliajt e ka krejt të vështirë të sulmojë papritur një ditë SPAK-un, ndërsa përgjegjësi kryesor i dobësimit të Veliajt ishte vetë Rama dhe lëvizja korrekte e shahut në këto momente do ishte që t’i kërkohej llogari Ramës dhe jo SPAK-ut.
Kjo frikë e ka bërë Ramën që të synojë një mbështetje surprizë e një foto me J.D Vance, përpjekje që zonja Wiles mësohet se ia shkërrmoqi me një SMS: “He is a Soros buffon. Stay as far away as possible”. / Hashtag.al