ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 12 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 12 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 12 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 12 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kush garon për kryeqytetin? Meta nuk mohon kandidimin: Tirana është prioritet i prioriteteve

albnews by albnews
12 August, 2022
in Albania
0
Kush garon për kryeqytetin? Meta nuk mohon kandidimin: Tirana është prioritet i prioriteteve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që përpara lënies së zyrës së Presidencës, emri i Ilir Metës nisi të qarkullonte si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës. I pyetur për këtë çështje, kryetari i Partisë së Lirisë nuk dha një përgjigje mohuese e as aprovuese, duke preferuar që të përgjigjet duke treguar me fjalë përgjegjësie për kryeqytetin, por nga kundërshtarët nga ana tjetër indirekt e konsiderojnë si rival për vendoret e 2023-shit në Tiranë.

Shtatori është paralajmëruar përvëlues nga opozita dhe Ilir Meta zbuloi një nga pikat e misionit të saj, krijimin e një qeverie teknike. Përpara gazetarëve, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se kjo nismë është e domosdoshme edhe për atë ardhmen europiane të vendit, duke akuzuar Edi Ramën se punon kundër Brukselit.

RelatedPosts

Takohen komandantët e ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës: Bashkëpunimi ynë, prioritet strategjik kombëtar

FMN vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë, kritika për “Paqen Fiskale”: Shqetësuese mbetet rënia e popullsisë

Shqipëria merr raketat Javelin për Krishtlindje

“Në shtator kemi punë të tjera dhe do të punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për Zot edhe çështjes së negociatave sepse nuk ka shanse të bëhet ndonjë hap përpara me këtë qeveri”, tha Meta.

Qeveritë teknike qeverisin vendit deri në zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të cilat vijnë si shkak i një marrëveshje politike dhe kjo do të varet nga suksesi i aksionit opozitar. Por në horizont janë shfaqur shfaqur tonet elektorale për zgjedhjet vendore të 2023-shit.

Ilir Meta prej kohësh përflitet si kandidaturë për Bashkinë e Tiranës. Por në përgjigje të pyetjes zgjodhi të mbajë pezull idenë, duke mos e mohuar dhe a se përjashtuar kandidimin e tij. E megjithatë përpiqet të tregojë se zemra po i rreh për kryeqyetin.

“Tirana është prioriteti i prioriteteve për mua për arsye sepse edhe unë ndjej detyrime të thella për këtë tragjedi që i ka ndodhur qytetit tonë që është bërë i pajetueshëm”, shtoi ish-presidenti.

Për të përforcuar më shumë këtë qasje ishte edhe reagimi i kampit socialist ku kryetarin e Partisë së Lirisë e sulmoi kreu i Bashkisë së Tiranës në Twitter. Si rrallë herë postimin e Erjon Veliajt e ripostoi edhe kryeministri Edi Rama, duke u përpjekur të zhbëjnë një projekt të mundshëm të ish-presidentit për t’u bërë kryebashkiak.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result