Kush ishin zonjat me të bardha që shoqëruan Mbretëreshën e re?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ceremonia e kurorëzimit të Charles III dhe Camilla u zhvillua sot, në Westminster Abbey. Në këtë ceremoni tërhoqën vëmendjen dy gra që i qëndruan pranë gjatë gjithë kohës Mbretëreshës së re të Anglisë.

Cilat ishin këto gra? Zonjat e oborrit ishin aty për t’u siguruar që Mbretëresha e re të mund të përmbushte detyrat e saj mbretërore dhe të mbante siç duhet kurorën.

Një nga Zonjat e Oborrit, e njohur më parë si Zonja Shoqëruese, kishte një pamje të ngjashme me Mbretëreshën Camilla. Ngjashmëria vjen për faktin se bëhet fjalë për Annabel Elliot, 74 vjeç, motra e Camilla.

Asistentja tjetër është një shoqe e përjetshme, Lady Landsdowe, 68 vjeç, e martuar me Charles Petty-Fitzmaurice, Markezin e 9-të të Lansdowne.

Share This Article