Kush janë 10 më të votuarit, Balla i pari, lë pas edhe Ramën, Basha i 62-ti, Kryemadhi e 109-ta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë që procesi i numërimit për votën preferenciale për kandidatët po vazhdon, deri më tani sipas KQZ-së, Taulant Balla është deputeti më i votuar në rang vendi me 11,641 vota.

Renditja paraprake e kandidatëve që kanë më shumë vota sipas qarqeve deri në orën 16:00 është bërë sipas përditësimit të KQZ-së.

Balla ka arritur që të lërë pas edhe kryesocialistin Rama i cili ka arritur të marrë deri më tani 11,207 vota.

Po ashtu, edhe dy vendet pasardhëse zihen nga socialistët, ku Niko Peleshi renditet i treti me 10,845 vota dhe Saimir Hasalla me 9,638 vota.

I pesti në listë është Flamur Hoxha i cili rezulton më i votuari ndër demokratët me 9,159 vota.

Më pas tre vende rresht zihen sërish nga socialistët, ku Aurora Mara ka marrë 9,138 vota, Blendi Klosi 8,099 vota dhe Bledar Çuçi 8,074 vota.

I teti renditet Dashnor Sula i PD-AN me 6,916 vota dhe Ervin Salianji i PD-AN me 6,379 vota.

Ndërkohë, vihet re se deri në këtë pikë të numërimit, Basha dhe Kryemadhi renditen shumë poshtë në listë, konkretisht Basha në vendin e 62 me 1,993 vota dhe Kryemadhi e 109-ta me 596 vota.

Kush janë 10 më të votuarit, Balla i pari, lë pas edhe
Share This Article